Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkoi nga Kosova që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarët e komunave në veri të saj, derisa t’u jepet më shumë autonomi serbëve etnikë që formojnë një shumicë lokale, e të cilët bojkotuan zgjedhjet e mëparshme.
“Të gjithë serbët në veri mendojnë për Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha presidenti serb Vuçiq në një intervistë për Reuters.
Më tej ai tha se “dikush duhet të marrë situatën në kontroll dhe të organizojë një zgjedhje (të reja) atje”
Në veri të Kosovës dhuna shpërtheu pasi kryetarët shqiptarë nisën të ushtrojnë detyrat e tyre në komunat veriore me shumicë serbe pas zgjedhjeve lokale të prillit, që kishin një pjesëmarrje prej vetëm 3.5%.
Si përgjigje ndaj protestave, në të cilat protestuesit serbë u përleshën me paqeruajtësit e NATO-s, duke lënë dhjetëra të plagosur nga të dyja palët, Serbia vendosi forcat e saj të armatosura në gatishmërinë më të lartë luftarake, kurse NATO dërgoi përforcime në misionin e saj në Kosovë, raporton Reuters.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, mbështetësit më të fortë të Kosovës, i kanë kërkuar Prishtinës që të organizojë zgjedhje të reja në zonën me shumicë serbe për të zbutur tensionet, kurse Serbia të heqë gatishmërinë e saj luftarake dhe të largojë trupat nga kufiri me Kosovën.
Mirëpo, Vuçiq tha se autoritetet në Kosovë do të duhet të bëjnë disa lëshime për të siguruar pjesëmarrjen serbe në një votim të ri në veri.
“Ne ende nuk kemi një Asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë (shqiptarëve të Kosovës) dhe kryetarëve të komunave atje”, tha ai, transmeton Telegrafi
Një marrëveshje e vjetër, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, parashikoi që serbët në veri të themelonin Asociacion të komunave vetëqeverisëse në këmbim të njohjes së institucioneve të Kosovës, por marrëveshja nuk u zbatua kurrë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse u jepet autonomi më e madhe në kuadër të Asociacionit, zona me shumicë serbe mund të organizojë një referendum për t’iu bashkuar Serbisë.
Ndërsa, Vuçiq ka thënë se “serbët (në veri) janë gjithmonë të gatshëm të bisedojnë, por ju duhet t’u ofroni atyre diçka”.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i tha Reutersit në fillim të këtij muaji se vendi mund të zhvillojë zgjedhje të reja në komunat në fjalë, nëse 20% e votuesve nënshkruajnë një peticion duke i kërkuar ato.
Ajo akuzoi gjithashtu Serbinë për ndërhyrje.
Në përgjigje, Vuçiq tha se “është e tmerrshme ajo për të cilën ata njerëz po flasin” dhe ai akuzoi Kurtin se nuk ishte i gatshëm për kompromis.
“Jam i sigurt që (Kurti) nuk do të investojë asnjë minutë nga koha e tij dhe as një pikë djerse për të gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha ai.
Ai tha se Serbia është duke shqyrtuar uljen e gatishmërisë së saj luftarake. “Ne do t’i mbajmë trupat tona në gatishmëri të lartë, jo në gatishmërinë më të lartë luftarake, sepse kjo kushton shumë”.
Vuçiç i tha gjithashtu Reuters se Beogradi ishte në bisedime për të blerë avionë luftarakë Rafale nga Franca dhe për të forcuar më tej ushtrinë e tij me armë perëndimore.
Ai tha se Serbia mbetet në rrugën e anëtarësimit në BE dhe kishte arritur të balancojë politikat e saj të jashtme për të lejuar vazhdimin e marrëdhënieve miqësore me aleatin historik Rusinë dhe me Kinën.
Ndryshe, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes emisarëve të tyre, për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, i kanë kërkuar kryeministrit Kurti qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialog. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e tre të arrestuarve për krime lufte në zonën e Vushtrrisë

Projektligji për nënshtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës mos të testohen për gjuhën

Osmani pas takimit me Biden thotë se ka marrë garanca për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës

“Nuk je drejtoresh me na tregu çka me fol”, “Nuk e kam të qartë pse u preke kaq shumë” – përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LDK-së

Boshnjakët ankohen te Kurti për trajtimin e tyre në Serbi

Profil për Dervish Carën, tetovari që tmerroi diplomacinë ruse

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias