LAJMI I FUNDIT:

Para ambasadës ruse në Londër vizatojnë flamurin ukrainas në asfalt, arrestohen katër persona

Para ambasadës ruse në Londër vizatojnë flamurin ukrainas në asfalt, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar sot, pasi kanë vizatuar flamurin ukrainas në një rrugë në afërsi të ambasadës ruse në Londër.

Aktivistët e Led By  Donkey kanë marrë përgjegjësinë për flamurin verdhëekaltër prej 500 metrave katrorë, të vizatuar në rrugën Bayswater në Londër, transmeton Telegrafi.


Ata thanë se e kanë bërë këtë për të shënuar vitin e parë të pushtimit rus në Ukrainë.

Kaloi gjashtë muaj në robërinë ruse, ndërron jetë luftëtari i Regjimentit Azov dhe mbrojtësi i Mariupolit, Oleh Mudrak
Lexo po ashtu Kaloi gjashtë muaj në robërinë ruse, ndërron jetë luftëtari i Regjimentit Azov dhe mbrojtësi i Mariupolit, Oleh Mudrak

Policia britanike ka njoftuar se tre burra dhe një grua, janë arrestuar nën dyshimin se kanë dëmtuar rrugën dhe kanë bllokuar trafikun.

Aktivistët shpjeguan se flamurin e kanë vizatuar duke derdhur në asfalt 170 litra ngjyrë të verdhë, dhe të njëjtën sasi të ngjyrës së kaltër.

Veturat që kalonin në atë rrugë u zhyteshin gomat me ngjyrë, kurse autoritetet e rendit reaguan duke çbllokuar rrugën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori