LAJMI I FUNDIT:

Paqja e Romës si një aheng i tmerrit

Paqja e Romës si një aheng i tmerrit
“Trajan duke i prirë ushtrisë” (1672), siç është nxjerrë nga Pietro Santi Bartoli nga relievet në kolonën e Trajanit

Nga: Daisy Dunn / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

“Të sundosh si Cezar”, shkruan Tom Holland, historian dhe autor i podkastit The Rest is History [Gjithçka tjetër është histori], “ishte si të drejtoje qerren e Diellit”. Tërhiqi frenat shumë dhe dikush rrezikonte ta zhyste Perandorinë Romake në kaos; jo sa duhet shtrënguar, dhe i gjithë sistemi i qeverisjes mund të rrëzohej. Nga mesi i shekullit të dytë, pika në të cilën përfundon libri i fundit i Hollandit, Rome ruled from Scotland to Arabia [Roma sundoi nga Skocia në Arabi], është një shtrirje kaq e madhe saqë karroca hyjnore mund ta kishte problem për ta kaluar me një lëvizje. Shumë perandorë kishin probleme teksa përpiqeshin të mbanin kontrollin e perandorisë në rritje. Ndaj, ishte i guximshëm ai këshilltar perandorak që shqiptoi emrin e Ikarusit [ai që i afrohet Diellit dhe digjet].


Megjithatë, Edward Gibbon e përshkroi këtë periudhë të historisë së Romës si “epokë e artë” e paqes. Në Pax [Paqja], i treti në një trilogji librash që filloi me Rubicon [Rubikoni] më 2003, Holland synon të eksplorojë saktësisht se si u soll dhe u ruajt ajo paqe pas vdekjes së Neronit në vitin 68 – pika në të cilën Dinasty [Dinastia, 2015], libri pasardhës i Rubicon, përfundon. Gjatë 70 viteve të ardhshme dhe nëntë ; perandorëve, Pax Romana do të luftonte për ta mbajtur veten pas një periudhe lufte civile, zjarrit, murtajës, zisë së bukës dhe rraskapitjes ushtarake që kërcënonin vetë ekzistencën e perandorisë.

Perandori Trajan, i cili sundoi nga viti 98 deri në vitin 117 dhe e mori territorin e Romës në shtrirjen më të madhe të regjistruar, sigurisht që e ndjeu tensionin midis mbajtjes së kontrollit dhe kënaqjes së dëshirës së lindur romake për pushtim, siç u bë e dukshme me pushtimin e tij të Partës në vitet e tij të fundit. Kishte shpresuar të ndiqte gjurmët e Lekës së Madh, duke nënshtruar Mesopotaminë dhe duke kaluar në Indi, por e kuptoi se ishte gjë e tepërt. Shpërthimi i një rebelimi në Mesopotami e pengoi atë të transformonte plotësisht territorin në provincë romake; vdiq pak më vonë. Përpjekjet për të imponuar paqen nuk sollën gjithmonë kënaqësi.

Megjithatë, Trajani mund të pretendonte se e kishte mbështetur Pax Romanan, falë punës së tij të mëparshme në Daki (Rumania e sotme), e cila i frymëzoi shumë nga skenat e kolonave në qendër të Forumit ku dy nga to mbajnë emrin e tij. Ishte fati i tij të hynte në histori si një nga perandorët “e mirë”. Megjithatë, siç shpjegon Holland, reputacioni i Trajanit mund ishte shumë më ndryshe nëse nuk do të ishte paraardhësi i tij “i keq”, Domitiani, i cili sundoi nga viti 81 deri në vitin 96 dhe që bënte punë të thjeshta. Sipas librit të mëvonshëm Historia Augusta (Historia e perandorëve – një burim interesant, por shumë i pasigurt), Trajani në mënyrë jo të duhur e përshkroi Domitianin si “perandor të tmerrshëm, por që kishte miq të shkëlqyeshëm”. Dikush e kupton teksa e lexon librin e Hollandit se sa shumë historia e një perandori përcaktohej nga rrethanat që trashëgoi.

Teksa ndahet në dy pjesë të dallueshme, “Lufta” dhe “Paqja”, Pax është libër delikat dhe shpesh serioz, që merret me mekanikën e sundimit të një perandorie dhe pasojat e atij procesi për vendet e tilla si Judea. Hollandi e kap mirë, për shembull, ironinë e Vespasianit – perandorit të fundit që pasoi Neronin në vitin 69, “vitin e katër perandorëve” – duke u parë si “princ i paqes”, pasi u kthye i ngarkuar me thesare nga Tempulli i Jerusalemit për të ndërtuar një Tempull të ri të Paqes në Romë. Holland ka të drejtë t’u qaset romakëve “jo sipas rrethanave tona, por sipas rrethanave tyre, në gjithë ambivalencën e tyre, kompleksitetin dhe kontradiktat e tyre” – por duke vepruar kështu, na fton të shqyrtojmë pyetjen më të gjerë se çfarë do të thoshte në të vërtetë “paqe”!

Teksa fokusi i tij është global, admiruesit e Rubicon-it do të jenë të kënaqur kur zbulojnë se Holland gjithashtu mbetet i ndërgjegjshëm ndaj neverisë dhe mungesës së përmbajtjes seksuale të udhëheqësve të Romës. Pax hapet me funeralin e Popejës, gruas shtatzënë të cilën Neroni dyshohet se e goditi për vdekje, dhe vënien në shtrat të zëvendësuesit të Popejës në formën e Sporusit (skllav i ri), një djalë të privuar nga organet e tij gjenitale dhe me grim për t’i ngjasuar perandoreshës së ndjerë. Lexuesit me sy shqiponjë do ta kujtojnë atë nga Dinasty: i përshkruar atje si “me lëkurë të butë, me flokë qelibari, i papërmbajtshëm”, eunuku me nofkën ironike ishte deri në fund me Neronin.

Për gjithë ato vite që kanë ndarë botimin e çdo libri në këtë trilogji, Holland është autor çuditërisht i qëndrueshëm, stilin e të cilit mund ta dallosh me një shikim. Ka një ekstravagancë të vërtetë në prozën e tij, një dashuri për klauzolat e lira dhe fjalët dramatike, por jo të thjeshta, që do të kënaqin lexuesit e tij afatgjatë. Është një stil që i përshtatet shumë oreksit të tij për dramën. Na çon në Pompei për të dëshmuar shpërthimin e Vezuvit në vitin 79 – që vrau mijëra njerëz, mes të cilëve enciklopedistin dhe historianin Plini Plaku – dhe në Britani e në Detin e Veriut, ku, siç e shpreh bukur, jehonat e politikës së Romës mund të ndiheshin si “një tërheqje e madhe thithëse, si baticat kafe dhe të akullta që tërhiqeshin çdo ditë nga gryka e deltës së Rinit”.

Mund të ketë më pak goditje me thika dhe intriga gjyqësore në këtë libër sesa te Rubicon dhe Dinasty; por, duke na lejuar të shkelim kufijtë e mëtejshëm të perandorisë përmes syve të njerëzve që mbajnë frerët, Pax ofron një pamje më të thellë dhe më komplekse të Romës. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
VETMI

VETMI

Fjala+
DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

Poezi
VITET E ARTA

VITET E ARTA

Poezi
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
“PLURALIZËM”

“PLURALIZËM”

Kulture
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
Kalo në kategori