LAJMI I FUNDIT:

Papunësia, varfëria e çmimet e furnizimeve esenciale – ndër problemet kryesore në Kosovë

Papunësia, varfëria e çmimet e furnizimeve esenciale – ndër problemet kryesore në Kosovë
Foto: Arkiv

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar edicionin e 23-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, ndërkaq papunësia, varfëria dhe çmimet e furnizimeve esenciale u perceptuan si tri problemet kryesore në Kosovë.

Anketa e opinionit të Pulsit Publik bazuar në intervistat e kryera në nëntor 2022 përshkruan gjetjet mbi dhjetë treguesit kryesorë që mbulojnë çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike.


“Papunësia (29.9%), varfëria (21%) dhe çmimet e furnizimeve esenciale (17.4%) u perceptuan si tri problemet kryesore në Kosovë nga të anketuarit kur u kërkua nga ta të zgjidhnin tri çështjet më problematike”, thuhet në raport.

Furnizimi me energji elektrike (4.3%) dhe shëndetësia (4.1%) ishin ndër problemet tjera të identifikuara nga të anketuarit.

​Pulsi publik: 56.8% e të anketuarve të kënaqur me punën e presidentes, 44.9 me punën e kryeministrit, 24.4 % me gjykatat
Lexo po ashtu ​Pulsi publik: 56.8% e të anketuarve të kënaqur me punën e presidentes, 44.9 me punën e kryeministrit, 24.4 % me gjykatat

“Vlen të theksohet se krahasuar me prillin e 2022, shkalla e atyre që e konsideronin korrupsionin si problem madhor (5%) ka rënë për 3.6 pikë përqindje në nëntor 2022, ku vetëm 1.4% e të anketuarve e konsiderojnë korrupsionin si problem madhor”, thuhet në raport.

Anketa është realizuar edhe për çështjen e një mjedisi të shëndetshëm.

8.9% e të anketuarve thanë se dinë shumë për sa i përket të drejtës për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm, 26.2% pohuan se kanë njohuri mesatare, kurse 46.1% e të anketuarve thanë se dinë pak për këtë temë. Gjithsej 18.8% thanë se nuk kanë njohuri për këtë temë.

Gjetjet tregojnë që 80.4% të të anketuarve ndihen të sigurt kur janë jashtë në rrugë, në aspektin e dhunës dhe krimit potencial.

Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë treguan se meshkujt (81.1%) ndihen më të sigurt kur janë jashtë sesa femrat (79.8%). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori