LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Turqi 10.3%

Papunësia në Turqi 10.3%
-->

Niveli i papunësisë në Turqi është ulur në 10.3 për qind, ku ulja në baza vjetore në nëntor të vitit 2017 shënoi 1.8 pikë, bëri të ditur Instituti Turk i Statistikave (TUIK).

TUIK njoftoi se numri i të papunëve të moshës mbi 15-vjeç, nga 3.27 milionë në nëntorin e kaluar është ulur me 440 mijë nga viti në vit.

“Në të njëjtën periudhë, shkalla e papunësisë në sektorin jobujqësor paraqitet si 12.2 për qind që është 2.1 pikë për qind ulje,” tha Instituti.

“Ndërsa shkalla e papunësisë së të rinjve, përfshirë personat e moshës 15-24-vjeç ishte 19.3 për qind që do të thotë 3.3 pikë për qind ulje, shkalla e papunësisë për personat e moshës 15-64-vjeç u paraqit si 10.5 për qind dhe shënoi 1.8 pikë për qind ulje”, thuhet më tej në raport.

Numri i të punësuarve është rritur me rreth 1.5 milionë në të njëjtën periudhë, duke e çuar shkallën e punësimit në 47.3 për qind me një rritje vjetore prej 1.5 pikë për qind, theksohet në njoftim.

“Punësimi i përfaqësuar sipas sektorëve është 18.6 për qind të punësuar në bujqësi, 19.2 për qind në industri, 7.6 për qind në ndërtimtari dhe 54.6 për qind në sektorin e shërbimit”, tha TUIK.

Instituti vuri në dukje se norma e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore (LFPR) është 52.8 për qind me një rritje prej 0.7 pikë për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Shkalla e punësimit të paregjistruar është realizuar si 33.6 për qind me një rritje prej 0.3 pikë për qind nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar, shtoi TUIK. /Telegrafi/