LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Eurozonë gjatë janarit 2018-së ishte 8.6%

Papunësia në Eurozonë gjatë janarit 2018-së ishte 8.6%

Norma e papunësisë në Eurozonë për muajin janar 2018 zbriti në 8.6 për qind krahasuar me janarin e vitit paraprak që ishte 9.6 për qind dhe kjo është norma më e ulët e regjistruar që nga dhjetori i 2008-së, ndërsa norma e papunësisë në vendet e Bashkimit Evropian për këtë muaj ishte 8.1 për qind dhe që nga tetori i 2008-së kjo shifër mbetet norma më e ulët e regjistruar, shkruan Telegrafi.

Eurostat vlerëson se në vendet e Bashkimit Evropian, gjatë janarit 2018-së, 17.93 milionë persona ishin të papunë, ndërsa në Eurozonë në këtë muaj ishin 14.11 milionë të papunë. Në krahasim me dhjetorin e 2017-së, numri i të papunëve në vendet e Bashkimit Evropian u zvogëlua me 19 mijë dhe 10 mijë në Eurozonë, kurse krahasuar me janarin e viti paraprak, papunësia ra me 1.87 milionë në vendet e Bashkimit Evropian dhe me 1.43 milionë në Eurozonë.


Midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian normat më të ulëta të papunësisë gjatë janarit 2018-së u regjistruan në Republikën Çeke me 2.4 për qind, Maltë me 3.5 për qind dhe Gjermani me 3.6 për qind. Normat më të larta të papunësisë janë vërejtur në Greqi me 20.9 për qind dhe Spanjë me 16.3 për qind.

Krahasuar me një vit më parë, shkalla e papunësisë ra në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Rënia më e madhe u shënua në Qipro nga 12.6 për qind në 9.8 për qind, Greqi nga 23.3 për qind në 20.9 për qind në mes të nëntorit të 2016-së dhe nëntorit të 2017-së, Kroaci nga 12.2 për qind në 9.8 për qind, Portugali nga 10.1 për qind në 7.9 për qind dhe Spanjë nga 18.4 për qind në 16.3 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Perfetta Pashteta
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

Melodia Px
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Ekonomi
Kalo në kategori