Dimitris Papadimoulis, nënkryetar i Parlamentit Evropian (PE), dhe shef i grupit evropian të partisë Syriza, propozon që të merr fund Marrëveshja e përkohshme e vitit 1995, ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, për t'u arritur një marrëveshje tjetër.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet përmes një ujdie tjetër me fuqi mbikushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në deklaratën e tij për "Radio 247", Papadimoulis e merr si shembull Marrëveshjen e Lozanës, ku do të përfshihen dy çështje, emri i përbërë - egra omnes - dhe i pranueshëm nga të gjitha palët, si edhe heqja dorë nga irredentizmi.

Në lidhje me bisedimet, Papadimoulis tha se duhet më shumë bisedime dhe më pak intervista./Telegrafi/