LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku puthi tatuazhin në krahun e gruas që i mbijetoi Auschwitzit

Papa Françesku puthi tatuazhin në krahun e gruas që i mbijetoi Auschwitzit

Gjatë një audience të përgjithshme besimtarësh të mërkurën, Papa Françesku puthi tatuazhin e një gruaje që mbijetoi në kampin e përqendrimit në Aushvic.

Lidija Maksimoviq u dëbua në Auschwitz-Birkenau nga Bjellorusia kur ajo ishte tre vjeç. Ajo i tregoi Papës numrin që nazistët i shkruan në krah, me ç’rast Papa Françesku u përkul dhe e puthi.


Maksimoviq i tha Vatican News se ajo nuk shkëmbeu fjalë me Papën, por se ata “e kuptuan njëri-tjetrin me sytë e tyre”.

Ajo më parë ka marrë pjesë në ngjarje nën kujdesin e “Saint Egidius” të destinuara për edukimin e të rinjve rreth Holokaustit, raporton theguardian.

Ajo kaloi tre vjet në seksionin e fëmijëve në Auschwitz, ku iu nënshtrua eksperimenteve nga Josef Mengele, i njohur si “Engjëlli i Vdekjes”.

Kur kampi u çlirua, ajo u birësua nga një familje polake. Papa më parë ka bërë homazhe për të mbijetuarit e Holokaustit, duke përfshirë një vizitë në Qendrën Përkujtimore Yad Vashem në Izrael në vitin 2014, si dhe një vizitë tek shkrimtarja dhe poeti 88-vjeçar hungarez Edith Brook në apartamentin e saj në Romë në shkurt të këtij viti. /Telegrafi/