LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku në Kataloni përmend Kosovën, thotë se Spanja duhet ta merr shembull

Papa Françesku në Kataloni përmend Kosovën, thotë se Spanja duhet ta merr shembull

Spanja vazhdon të mbetet ende njëri nga shtetet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ky shtet vazhdon të ketë probleme me Kataloninë, ku po kërkon që të shkëputet nga ajo.

Së fundmi në Kataloni për vizitë ka qëndruar Papa Françesku i cili gjatë një interviste për median Cope Cadena, ka përmendur Kosovën si një shembull të mirë të normalizimit të proceseve që ka bërë pas shpallje së pavarësisë.


Papa ka thënë se qytetarët duhet të heqin dorë nga ideologjitë, të cilat sipas tij janë ato që parandalojnë çdo proces pajtimi.

“Nuk e di nëse Spanja është pajtuar plotësisht me historinë e saj, veçanërisht me historinë e shekullit të kaluar. Dhe, nëse nuk është, unë mendoj se ajo duhet të bëjë një hap pajtimi me historinë e saj, që nuk do të thotë të heqë dorë nga pozicionet e saj, por të hyjë në një proces dialogu dhe pajtimi dhe mbi të gjitha, të ik nga ideologjitë, të cilat janë ato që parandalojnë çdo proces pajtimi. Për më tepër, ideologjitë shkatërrojnë”, u shpreh Papa Françesku për Cope Cadena, transmeton Telegrafi.

Papa gjithashtu rikujtoi se gjatë historisë ka pasur procese pavarësie të njëjta edhe në Evropë, ku e përmend Kosovën si shembull të normalizimit.

“Shikoni Kosovën dhe gjithë atë zonë që po rindërtohet. Ato janë ngjarje historike që karakterizohen nga një sërë veçorish. Në rastin e Spanjës, jeni ju spanjollët ata që duhet të gjykoni ”, theksoi Papa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori