LAJMI I FUNDIT:

Panxha: Qeveria duhet ta mbrojë tregun e Kosovës (Video)

Panxha: Qeveria duhet ta mbrojë tregun e Kosovës (Video)

Atrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka thënë se ka marrëveshje të mira që janë nënshkruar, por formati i takimeve mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të ndryshojë.

Panxha, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova ka zbatuar me përpikëri marrëveshjet me të gjitha shtetet e Ballkanit përfshirë edhe Shqipërinë.


“Qeveria e Shqipërisë po e mbron interesin ekonomik të Shqipërisë. Edi Rama po e mbron mirë ekonominë kombëtare të Shqipërisë. Kosovq është shtet tjetër edhe pse jemi popull i njëjtë. Qeveria e Kosovës duhet të mbrojë tregun e Kosovës”, tha Panxha.

Drejtori i Klubi të Prodhuesve të Kosovës ka thënë se ka munguar vullneti nga pala shqiptare për të biseduar me bizneset Kosovare, ndërsa shteti i Kosovës i ka trajtuar me respektin më të madh bizneset nga Shqipëria.

“Ne kemi problem me bisedua për ekonomi me Shqipërinë e lëre më t’i zgjidhim problemet reciproke që kemi… Është jashtëzakonisht vështirë [për bizneset kosovare] të depërtojmë në tregun e Shqipërisë ”.

Panxha thotë se shume biznese të suksesshme kosovare kanë arritur të depërtojnë në tregje ndërkombëtare por në Shqipëri nuk kanë treg për shkak të mbrojtjes së pakët ligjore që e kanë.

“Kemi biznese të suksesshme kosovare që po hapin pika në Zvicër e Gjermani, ndërsa Shqipërinë nuk e shohin si treg për shkak të mbrojtjes së paktë ligjore që e kanë”, deklaroi Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës./Telegrafi/