LAJMI I FUNDIT:

Pantina: Vendimet për shtetin nuk merren nëpër vila private

Pantina: Vendimet për shtetin nuk merren nëpër vila private

Në rezidencën e tij në Hajvali zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli sonte ka shtruar një darkë jo formale, në të cilën përveç kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kabinetit qeveritar, kanë marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ndonëse, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi tha se darka ishte jo formale, në media u raportua se në këtë darkë është arritur një pajtueshmëri për ta votuar Demarkacionin.


E për këtë janë deklaruar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti Rexhep Selimi, ka thënë se ende asgjë nuk kanë të konfirmuar nga ajo çfarë ka ndodhur në rezidencën e Pacollit.

Sipas tij, pa pasur ndonjë konfirmim zyrtar nga protagonistët e këtij takimi, “Vetëvendosje” nuk mund të tregoj se si do të veproj.

“Unë nuk mund ti referohem diçkaje çka për mua dhe Lëvizjen Vetëvendosje nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Unë nuk pres që së paku partnerët tanë të dikurshëm në opozitën e bashkuar të kenë ndryshuar qëndrim. Ta shohim deklarimet e subjekteve politike pasi që kjo të futet në rend dite për seancë dhe pastaj ne mund ti japim qëndrimet tona. Nuk mund që nga ky pozicion pa dëgjua asnjë deklaratë nga asnjë zyrtar dhe pa e pasur të konfirmuar ne as ta japim vlerësimin e njëkohësisht as ta besojmë që është. Për shembull, Ramush Haradinaj dhe AAK-ja kanë lëshuar pe në atë se ata çfarë kanë konsideruar si kauzë”, ka deklaruar Selimi për “Zeri.info”.

Edhe Shqipe Pantina, ka thënë se vendimet dhe qëndrimet që merren për çështje madhore për shtetin, i njeh vetëm ato që merren në Kuvend e jo siç tha ajo, në vila private.

“Unë nuk jam në dijeni për një marrëveshje të tillë. Vendimet për çështje madhore të shtetit duhet të merren në seancat plenare të Kuvendit e jo në vila private. E përsëris, nuk ka vendime shtetërore në vila private. Unë njoh vetëm vendimet që merren në Kuvendin e Republikës dhe marrëveshjet e darkave nuk dua t’i komentoj fare”, ka deklaruar Pantina.

Në këtë darkë nuk mori pjesë lideri i Nismës dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe as ministrat e tij në qeverinë Haradinaj. /Zeri/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori