LAJMI I FUNDIT:

Pantallonat që kanë hapje të mëdha te gjunjët me çmim shumë të lartë (Foto)

Pantallonat që kanë hapje të mëdha te gjunjët me çmim shumë të lartë (Foto)

Kohëve të fundit, kemi parë pantallona që kanë hapje të mëdha te gjunjët, ndërsa nuk mungojnë as prerjet e ndryshme sikurse janë të grisura.

Por, këto nuk kanë të bëjnë aspak me një palë të shfaqura së fundmi, që me shumë drejtë disa i kanë quajtur ‘pantallona që nuk janë pantallona’, transmeton Telegrafi.


Ato ofrojnë pjesën ku kapet pulla dhe xhepat, si dhe shiritat deri në fund të këmbëve, duke shfaqur shumë këmbët. Në anën tjetër, për t’i pasur këto duhet paguar jo më pak se 150 euro.

Duket se interesimi për to nuk ishte aspak i madh, pasi që më shumë pati ankesa se sa lëvdata apo interesim për t’i blerë. /Telegrafi/