LAJMI I FUNDIT:

Me pankarta në duar serbët në Graçanicë e në veri të Mitrovicës në “Marshin për Vidovdanin”

Me pankarta në duar serbët në Graçanicë e në veri të Mitrovicës në “Marshin për Vidovdanin”

E plotësuar: 

Edhe në Graçanicë janë shpërndarë në mënyrë të qetë serbët të cilët morën pjesë në tubimin për festën “Vidovdanit”.


Me pankarta në duar serbët në Graçanicë e në veri të Mitrovicës në “Marshin për Vidovdanin”

Me pankarta në duar serbët në Graçanicë kanë nisur marshin për festën e Vidovdanit.

Ata përmes këtij tubimi të quajtur “Tubimi i Vidovdanit” janë duke kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar për krime lufte dhe dhunë në veri.

Ndërsa, në veri të Mitrovicës ka përfunduar në mënyrë të qetë tubimi i serbëve lokal për të shënuar festën e cila njihet si “Vidovdani”.

Në këtë tubim serbët e mbledhur përmendën pesë pika, ku ndër to edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Serbët ishin tubuar në sheshin afër urës së lumit të Ibër, ku nga u monitoruan edhe nga karabinierët italianë.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30 për shkak të një protestë të paralajmëruar në Graçanicë rruga Prishtinë-Gjilan dhe anasjelltas do të bllokohet deri në përfundim të protestës.

Protesta në Graçanicë, policia paralajmëron bllokimin e rrugës Prishtinë-Gjilan
Lexo po ashtu Protesta në Graçanicë, policia paralajmëron bllokimin e rrugës Prishtinë-Gjilan

Policia përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik për ta përballuar sa më lehtë situatën që do të paraqitet në qarkullim. /Telegrafi/