LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Graçanicë, policia paralajmëron bllokimin e rrugës Prishtinë-Gjilan

Protesta në Graçanicë, policia paralajmëron bllokimin e rrugës Prishtinë-Gjilan
Foto: Ilust

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30 për shkak të një protestë të paralajmëruar në Graçanicë rruga Prishtinë-Gjilan dhe anasjelltas do të bllokohet deri në përfundim të protestës.

Policia përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik për ta përballuar sa më lehtë situatën që do të paraqitet në qarkullim.


“Me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Qytetarët e Graçanicës protestojnë kundër arrestimit të një serbi, i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Lexo po ashtu Qytetarët e Graçanicës protestojnë kundër arrestimit të një serbi, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ndryshe, të mërkurën pas arrestimit të serbit Dragisha Milenkoviq i cili dyshohet për krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998- 1999), disa qytetarë të komunitetit serbë u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre për arrestimin e djeshëm të tij në qendër të Graçanicës. /Telegrafi/