LAJMI I FUNDIT:

Pandemia ua ka “prishur” punët edhe hajnave, në Gjermani bie numri i veturave të vjedhura

Pandemia ua ka “prishur” punët edhe hajnave, në Gjermani bie numri i veturave të vjedhura

Në vitin kur u shfaq pandemia e COVID-19, në Gjermani për një të katërtën janë vjedhur më pak vetura krahasuar me një vit më herët.

Sipas të dhënave që i ka mbledhur GDV, në Gjermani gjatë vitit 2020 janë vjedhur 10.697 vetura private. Këto shifra bazohen në raportet e kompanive të sigurimeve dhe mund të dallojnë nga ato që janë evidentuar nga policia, transmeton Telegrafi.


Por duket se izolimi e ka bërë të vërtetën, pasi që forcimi i kontrolleve nëpër kufij gjatë asaj periudhë, ka bërë që të ketë më pak vjedhje të veturave private krahasuar me vitin 2019.

Ka pasur edhe më pak raportime për vjedhjeve të kamionëve dhe motoçikletave. Në anën tjetër, shpesh janë vjedhur skuterë të vegjël.

E cak i hajnave më së shpeshti në Gjermani ishin veturat e Volkswagen. Audi është renditur në vendin e dytë, e pasuar nga BMW/MINI. /Telegrafi/