LAJMI I FUNDIT:

Pandemia e COVID-19 do ta tkurr turizmin botëror deri 80 për qind

Pandemia e COVID-19 do ta tkurr turizmin botëror deri 80 për qind

Në varësi të shpejtësisë së kufizimit, kohëzgjatjes së kufizimeve të udhëtimit dhe mbylljes së kufijve, Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) projekton që turizmi ndërkombëtar të pësojë tkurrje deri 78 për qind për vitin 2020.

Sipas UNWTO-së, përcjell Telegrafi, kjo gjendje do të vendos miliona biznese në rrezik dhe kërcënon të kthejë prapa progresin e bërë në avancimin e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG).


“Pasi që turizmi është një nga sektorët më intensivë të punës në ekonomi, kriza e COVID-19 do të vë në rrezik deri 120 milionë punë të drejtpërdrejta të turizmit. Kriza do të çojë në humbjen e 910 miliardë dollarëve deri në 1.2 trilion dollarë në të ardhurat e eksportit nga turizmi këtë vit”, theksoi UNWTO.

Duke përmendur studimin e Panelit të Ekspertëve të UNWTO, raporti thekson se kërkesa e brendshme pritet të rikuperohet më shpejt sesa ajo ndërkombëtare, me shumicën që pret që të shohë shenja të rimëkëmbjes deri në tremujorin e fundit të vitit 2020, por kryesisht në 2021. /Telegrafi/