LAJMI I FUNDIT:

Pandemia e COVID-19 prek eksportet e automjeteve evropiane

Pandemia e COVID-19 prek eksportet e automjeteve evropiane

Deri sa masat kufizuese për të frenuar përhapjen e COVID-19 kanë prekur një numër të madh të sektorëve, në Bashkimin Evropian, eksportet e automjeteve janë prekur më së shumti.

Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, në mesin e eksporteve të mallrave jashtë BE-së rënia më e madhe në terma absolute u regjistrua në makineri dhe eksporte të automjeteve, gjegjësisht krahasuar me muajin janar një rënie me 14 miliardë euro ose 20 për qind në muajin mars.

“Në terma relative, energjia u ul më së shumti (minus 2 miliardë euro ose minus 25 për qind)”, njofton Eurostat, përcjell Telegrafi.

Sa i përket importit të makinerive dhe automjeteve shënuan rënie prej 15 për qind, mallrat e tjerë të prodhuar me 16 për qind dhe energjia me 31 për qind.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 5 milionë, me mbi 333 mijë të vdekur dhe pothuajse dy milionë të shëruar. /Telegrafi/