LAJMI I FUNDIT:

Panair i suksesshëm, në vend të papërshtatshëm (Video)

Panair i suksesshëm, në vend të papërshtatshëm (Video)

Pjesëmarrësit e Panairit të Librit “Prishtina 2018” shprehen të kënaqur me interesimin e lexuesve për librin, teksa janë të zhgënjyer me ambientin ku është vendosur panairi.

“Konsideroj se Prishtina është i vetmi kryeqytet evropian që nuk ka një sallë panairesh. Këtu njerëzit ankohen, qoftë për klimën brenda, qoftë për ambientin që tashmë është shumë i vjetër dhe nuk është investuar fare në të. Kjo përbënë një lloj rëndese edhe për botuesit, por domosdo edhe për lexuesit”, thotë drejtori i shtëpisë botuese “PEMA”, Edon Zeneli.


Gjatë ditëve të panairit, Zeneli tha se ka pasur interesim të madh të qytetarëve për librin, por edhe shitje të mirë të tij.

Ndërsa, Albana Veliaj, përgjegjëse e botimeve shkencore dhe bibliotekës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, thotë se panairi i Prishtinës mbetet shumë simbolikë për nga prezenca e të gjitha shtëpive botuese që janë pjesëmarrëse.

Për lexuesen Burbuqe Gashi, e cila kishte ardhur nga Klina për të blerë libra, e mira e këtij panairi është se aty gjen literaturën që e kërkon.

“Po shoh se ka të interesuar për librin, për lexim”, u shpreh ajo.

Shoqata e Botuesve të Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë publik edhe pesë librat më të shitur nga autorë shqiptarë dhe ndërkombëtar. Listës së librave më të shitur nga autorë shqiptarë i prinë “Kthimi” i autorit Albatros Rexhaj, pasuar nga “Lopa e makiatos” e Veton Surroit. Ndërsa, “Vepra e plotë në prozën e shkurtër” i Ismail Kadaresë, “Mësimet e Diolës” i Diola Baftiut dhe “Veprat për Sanxhakun e Nishit” i Sabit Ukës, ishin tri librat tjera më të shitura. Nga autorët e përkthyer u veçuan librat: “Inteligjenca emocionale”, “Njëfarë z. Piekielny”, “Fiset shqiptare”, Historia e vajzës së humbur” dhe “Homo Deus”.

Ndryshe, Panairi i librit “Prishtina 2018” u hap më 5 qershor, për të vazhduar deri sot pasdite ku rreth orës 16:00 ka filluar edhe mbyllja e tendave, e në të cilin u prezantuan mbi 1,400 tituj.

Panairi i ardhshëm do të mbahet nga data 4 deri 19 qershor 2019. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë
INTIME

INTIME

Poezi
Çka nënkupton shatërvani?

Çka nënkupton shatërvani?

Kulture
SHTEGU

SHTEGU

Poezi
Grave

Grave

Fjala+
Romët

Romët

Kulture
TORTA

TORTA

Fjala+
Kalo në kategori