Robert Wadlow që lindi më 1918 dhe u nda nga jeta më 1940, ishte i gjatë 2.54 metra dhe peshonte 222 kilogramë, duke u bërë kështu njeriu më i gjatë ndonjëherë.

Së fundmi janë prezantuar disa pamje amatore, që besohej se ishin humbur para shumë dekadash dhe e tregojnë Wadlow gjatë një paraqitje në fund të viteve të 30-ta, përcjell Telegrafi.


Në fakt, këto janë të vetmet pamje ku ai shihet në lëvizje, sepse atij i kishin bërë vetëm fotografi profesioniste.

Pamjet foto 2

Ai kishte lindur në Illinois të Shteteve të Bashkuara, si një fëmijë normal me 3.9 kilogramë, por nuk shkoi gjatë dhe ai nisi të dallonte prej moshatarëve. Atë e diagnostikuan me hipelasia, një çrregullim që e bënte të rritej në masë të madhe.

Pamjet foto 3

Megjithëse gjatësia i shkaktonte probleme, prindërit mundoheshin që Robert të rritej normal, andaj ia punuan tavolinën e veçantë për shkollë.

Pamjet foto 4

Mirëpo, ai kishte dhimbje të mëdha trupore, kryesisht në këmbë dhe shpinë, ndërsa organizmi i dobët bëri që të ndahjet nga jeta në moshën 22-vjeçare.

Pamjet foto 5

Libri i Rekordeve të Ginisit e njeh si njeriun më të gjatë në botë, ndërsa vendlindja e tij e ka nderuar me një statujë bronzi në përmasat e tij. /Telegrafi/