LAJMI I FUNDIT:

Pamjet brenda një spitali në Indi ku të vdekurit nga COVID-19 dhe të gjallët janë ‘bashkë’

Pamjet brenda një spitali në Indi ku të vdekurit nga COVID-19 dhe të gjallët janë ‘bashkë’

Një video nga brenda një spitali indian që tregon pacientët me coronavirus në shtretër pranë kufomave është bërë virale.

Sipas postimeve në faqet e mediave sociale, pamjet në video janë filmuar në Spitalin Lokmanya Tilak i Mumbai, në rrethin Sion i cili është në zemër të qytetit me një popullsi mbi 18 milionë banorë.


Rastet e coronavirusit në Indi u rritën në 50,000 të enjten, pa asnjë shenjë se ritmi i infeksioneve të reja po ngadalësohej pavarësisht zgjatjes së bllokimit në mbarë vendin deri më 17 maj.

Sot, India pati një rritje në 3.561 raste të reja, duke e çuar numrin gjithsej në 52,952.

Numri i vdekjeve gjithashtu u rrit me 89, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1,783, një numër që është relativisht i ulët në krahasim me shifrat e SHBA-së dhe vendeve të Evropës Perëndimore, përkundër popullsisë së Indisë prej 1.3 miliardë.

Videoja në spital është filmuar nga një njeri që nuk tregon fytyrën e tij, dhe nga mënyra sesi është filmuar videoja, duket se ai po përpiqet të jetë diskret.

Duke filluar nga jashtë një reparti spitalor, ai filmon ndërsa shëtit në një dhomë që raportohet se ka rreth dhjetë pacientë me COVID-19 që trajtohen brenda.

Ndërsa video vazhdon, mund të shihen më shumë pacientë që i nënshtrohen trajtimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori