LAJMI I FUNDIT:

Pamje të shpërthimit të bombës së parë bërthamore në vitin 1945, testimi ishte kryer nën mbikëqyrjen e ushtrisë dhe inxhinierëve amerikanë (Video)

Pamje të shpërthimit të bombës së parë bërthamore në vitin 1945, testimi ishte kryer nën mbikëqyrjen e ushtrisë dhe inxhinierëve amerikanë (Video)

Një video e ripërpunuar së fundmi, është publikuar në internet dhe shfaq shpërthimin e bombës së parë bërthamore në botë.

Testimi i quajtur “Trinity” ishte kryer në orët e para të mëngjesit të 16 korrikut të vitit 1945 pas një pune të palodhshme të inxhinierëve të projektit Manhattan”, dhe shihet shpërthimi i bombës bërthamore në shkretëtirën Jornada del Muerto, transmeton Telegrafi.


Videoja e publikuar në llogarinë AtomCentral në YouTube, shfaq pamjet e përpunuara ku janë larguar disa defekte për shkak të vjetërsisë së videos. Shpërthimi i bombës ishte ekuivalent me 18.6 kilotonë të TNT-së dhe ishte paraardhës i bombës “Fat Man”, që është hedhur mbi Nagasaki të Japonisë më 19 gusht të vitit 1945, ku mbetën të vrarë mbi 40 mijë persona.

Kjo zonë dikur e njohur si USAAF Alamogordo Bombind and Gunnery Range, ishte shndërruar në zonë testimi nga ushtria amerikane. E nga shpërthimi i bombës menjëherë ishte formësuar një re në kërpudhe në qiell. Në projektin e testimit kishin marrë pjesë shkencëtarët Enrico Fermi, Richard Feynman dhe Robert Oppenheimer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori