LAJMI I FUNDIT:

Pamje të rënda dhe dëshmi dramatike në javën e parë të gjyqit të ish-policit Derek Chauvin

Pamje të rënda dhe dëshmi dramatike në javën e parë të gjyqit të ish-policit Derek Chauvin

Java e parë e gjyqit të ish-policit Derek Chauvin, i cili akuzohet për vrasje në lidhje me incidentin ku mbeti i vdekur afrikano-amerikani George Floyd ndërsa ai ishte nën arrest, u shoqërua me shfaqjen e video-klipeve të rënda dhe dëshmi dramatike nga incidentit.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan njofton se shefat e zotit Chauvin ngritën pikëpyetje për veprimet e ish-policit, ndërsa avokati i tij u përpoq të hidhte hije dyshimi mbi akuzat e ngritura.


Imazhet e rënda të filmuara nga kamerat e vendosura në uniformat e policëve, kamerat e sigurisë dhe nga celularët e kalimtarëve të rastit, ofruan një kronologji të ngjarjes së 25 majit të vitit 2020, ndërsa policia po mundohej të fuste George Floydin në një makinë patrullimi. Derek Chauvin më vonë i vuri gjurin në qafën George Floydit, duke e mbajtur për nëntë minuta e gjysmë.

Kjo nuk është praktikë standarde, tha një zyrtar policie i cili u mor në pyetje nga prokurori Steve Schleicher.

“Çfarë niveli i forcës mund të jetë kjo?”, pyeti prokurori Steve Schleicher.

“Kjo do të ishte forcë vdekjeprurëse e nivelit më të lartë”, u përgjigj Toger Richard Zimmerman, hetues i rasteve të vrasjeve.

Prokurori Schleicher: “Pse?”

Zimmerman: “Për faktin se nëse i vë gjurin në qafë një personi, kjo mund ta vrasë atë”.

Anëtarët e jurisë gjithashtu dëgjuan këtë javë nga kalimtarët e rastit, duke përfshirë një zjarrfikëse që nuk ishte në detyrë, e cila ishte trajnuar për të ofruar ndihmën e shpejtë. Ajo u përpoq të kontrollonte emocionet, duke thënë se ofroi të ndihmonte George Floydin, por një oficer policie nuk e lejoi.

“M’u duk se George Floydit i ishte enjtur fytyra, gjë që ndodh nëse një i rritur rëndon me gjithë peshën mbi qafën e dikujt”, tha zjarrëfikësja Genevieve Hansen.

Ekipi mbrojtës i zotit Chauvin e portretizoi George Floydin si një njeri trupmadh nën ndikimin e drogës, që po krijonte një kërcënim të vazhdueshëm, të përkeqësuar nga kalimtarë që rrezikonin ta ndiznin situatën.

Policia po i përgjigjej një raportimi se George Floyd ishte përpjekur të blinte cigare me një kartmonedhë 20 dollarëshe të falsifikuar.

“Unë e pashë 20 dollarëshin. Vërejta se kishte një pigment blu në të, ashtu si 100 dollarëshi. Dhe kjo për mua ishte e çuditshme”, tha Christopher Martin, punonjës dyqani.

Por gjatë incidentit, Christopher Martin tha se ai filloi të ndjente mosbesim dhe faj për mënyrën se si po trajtohej George Floyd.

Një koordinatore e përgjigjes urgjente të policisë që po shikonte drejtpërdrejt videon e incidentit u shqetësua dhe njoftoi njërin nga shefat e saj.

“Diçka mund të mos jetë në rregull”, tha Jena Scurry në linjat e komunikimit të policisë.

Rreshteri në pension David Pleoger tha se pasi Floydi u prangos, ishte i shtrirë në tokë dhe nuk po bënte më rezistencë,Oficeri Chauvin duhet t’ia kishte hequr gjurin nga qafa e tij.

Avokati i mbrojtjes, Eric Nelson tha se vdekja e George Floydit nuk u shkaktua nga oficeri, por nga droga dhe probleme me zemrën dhe se polici Chauvin po luftonte për ta vënë nën kontroll Floydin në një situatë që po bëhej gjithnjë e më tensionuar.

Punonjësit e ekipit të ndihmës së shpejtë thanë se George Floydi nuk kishte puls ndërsa ishte shtrirë në tokë. Më vonë ai u fut në një ambulancë, ku përpjekjet për ta sjellë në jetë ishin të pasuksesshme. Gjyqi rifillon të hënën. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori