LAJMI I FUNDIT:

Pamje të papara të shembjes së urës në Genoa ku humbën jetën 43 persona (Video, +18)

Pamje të papara të shembjes së urës në Genoa ku humbën jetën 43 persona (Video, +18)

Sot është publikuar një video e paparë e urës Morandi në Genoa të Italisë, e cila në korrik të vitit të kaluar u shemb.

Bëhet fjalë për pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë të kompanisë Ferometal, të cilat u publikuan pasi gjykata i kishte përdorur për të kryer hetimet.


Si pasojë e shembjes së urës kishin humbur jetën 43 persona, ku në mesin e tyre kishte edhe fëmijë, transmeton Telegrafi.

Ura ishte ndërtuar në vitet e 60-ta, kurse tre vite më parë profesori i ndërtimtarisë pranë universitetit të Genoa, Antonio Brenciq, ka vlerësuar se sa i përket ndërtimit të urës me një kosto të lartë të mirëmbajtjes, mund të quhet mos sukses.

Ura të cilët banorët e këtij qyteti e quanin “Ura e Brooklyn”, ishte shembur pasi një stuhi e fuqishme e goditi Italinë. E nga shembja, kishin rënë 30 deri në 35 vetura dhe tre kamionë. Bëhet fjalë për një lartësi prej 45 metra.

Ura ishte e ndërtuar mbi një lumë, hekurudhën dhe dy depove. Ishte urë që lidhte qytetet e mëdha që udhëtonin drejt Francës dhe anasjelltas. Ndryshe, ende nuk dihet saktë shkaku që qoi në shembjen e kësaj ure. /Telegrafi/