Pamje të fshatrave Hasanbeg dhe Stajkovc (Video)

Nëpër rrugët, shtëpitë dhe bodrumet e fshatrave Singeliq dhe Stajkovc, shihen dëmtimet që solli moti i ligë i mbrëmshëm. Balta ka ''pushtuar'' thuajse gjithçka, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Banorët e këtyre anëve bëjnë rrugë disa kilometërshe për të siguruar ujë të pastër për pije dhe ushqime. Tv Nova bën të ditur se dëmet në amvisëri janë të mëdhaja, pasi që janë dëmtuar automjetet, mekanizmat me të cilat banorët punojnë tokën. Ata janë ankuar se nuk kanë marrë ndonjë ndihmë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































