LAJMI I FUNDIT:

Pamje spektakolare: Trungu i pemës digjet nga brenda, e tymi del si nga një oxhak (Video)

Pamje spektakolare: Trungu i pemës digjet nga brenda, e tymi del si nga një oxhak (Video)

Matty McDermott nga Sonoma, banor i Sonomas, Kaliforni, po kërkonte në mënyrë të dëshpëruar një rrugë shpëtimi të hënën, pasi zjarret që ishin ndezur natën më parë u shpërndanë nëpër pjesë të Kalifornisë Veriore dhe filluan të rrethonin zonën ku jetonte.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai kishte vozitur gjithë natën, dhe ishte në qytetin e afërt të Schellville, kur pa diçka që e bëri të ndalonte në vend – një trung peme i “mbushur” me zjarr.


Flakët dukeshin nga disa boshllëqe në trungun e pemës së madhe, e tymi dilte pranë majës së pemës, si në një oxhak.

“Nuk kam parë ndonjë gjë të tillë më parë”, tha McDermott, i cili ka jetuar në Sonoma për 10 vjet. /Telegrafi/