LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë sesi duken dhe prodhohen bateritë e veturave elektrike

Pamje që tregojnë sesi duken dhe prodhohen bateritë e veturave elektrike

Hyundai Ioniq 5 është një prej veturave më të reja elektrike. Bëhet fjalë për modelin që ofrohet në treg me disa konfiguracione të baterisë, e në videon e publikuar më poshtë shihet ajo me kapacitet prej 72,6 kWh.

“Trupi” i baterisë peshon 450 kilogramë, sikurse bateria në Hyundai Kona që ka edhe kapacitet më të vogël sesa 64 kWh, transmeton Telegrafi.


Është fjala për ofertën standarde të Hyundai, që përfshin sistemin e mbushjes prej 800V, e çdo modul i baterisë ka kapacitet prej 2,42 kWh. Ndryshe thënë, bateria e lartpërmendur ka 30 module.

Çdo modul në vete ka 12 Li-Ion qeliza, ku secila prej tyre ka kapacitet prej 200 Wh. Modulet prodhohen në Hyundai Mobisa që përdor qeliza të prodhuesve të ndryshëm.

Vlen të theksohet që i njëjti sistem përdoret edhe te Kia EV6, Genesis GV 60. Në vazhdim mund të ndiqni videon zyrtare ku prodhuesi prezanton këto bateri.

Ndryshe Tesla Model S ka bateri të shpërndara në pesë module, ku procesi i prodhimit të tyre është treguar në detaje në një video të postuar në rrjete sociale. /Telegrafi/