LAJMI I FUNDIT:

Pamje që dëshmojnë se duhet të mendoheni mirë, para se të vendosni ta tërhiqni një veturë me litar (Video)

Pamje që dëshmojnë se duhet të mendoheni mirë, para se të vendosni ta tërhiqni një veturë me litar (Video)

Një ngjarje e pazakontë është filmuar me telefon mobil, ku një veturë e tipit Audi që kishte ngecur në borë, kërkon ndihmën e një shoferi të furgonit i cili pas tre tentimeve për ta tërhequr me litar, ia shkatërron pjesën e përparme të veturës.

Këto dy vetura ishin duke lëvizur në një rrugë të mbuluar me borë në Chuchkovo të Rusisë, kur Audi ngeci dhe duke menduar se do t’i ndihmoj të vazhdojë rrugëtimin i kërkoi ndihmë shoferit të furgonit, transmeton Telegrafi.


Dhe është interesant se si gjatë tri tentimeve furgoni lëvizte me shpejtësi të madhe, duke menduar se do ta tërheq më lehtë, dhe kështu tentimi i fundit rezultoi me shkatërrimin e Audi.

Edhe pse nuk dihet se si ka përfunduar ngjarja, një gjë është e sigurt se të gjithë shoferët pas kësaj videoje të publikuar, duhet të mendojnë dy herë para se të vendosin të tërheqin ndonjë veturë me litar. /Telegrafi/