LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga veriu – qytetarët serbë thonë se Kurti dhe Vuçiq duhet të gjejnë zgjidhje për targat

Pamje nga veriu – qytetarët serbë thonë se Kurti dhe Vuçiq duhet të gjejnë zgjidhje për targat

Ka filluar nga sot zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës të Kosovës për targat ilegale, sipas të cilit serbët do të marrin vetëm vërejtje deri më 21 nëntor, si fazë e parë e konvertimit të targave në RKS, ndërkohë që situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e qetë.

Gjatë magjistrales Mitrovicë – Leposaviq – Jarinje, janë vërejtur automjete me pjesëtarë të KFOR-it në disa lokacione, ndërsa krejt pranë kufirit të Jarinjes po qëndrojnë pjesëtarë të EULEX-it.


Qytetarët serbë të cilët në automjetet e tyre bartin targa nga e kaluara me akronimet KM dhe të qyteteve tjera të Kosovës, gjatë qarkullimit të tyre nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas përmes kufirit të Jarinjes, janë pajisur me dokumente qortimi nga Policia e Kosovës.

Shumica prej tyre nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, teksa prapa saj kanë thënë se nuk do t’i regjistrojnë automjetet me targa RKS, por pranuan se kanë marr qortimin për targat ilegale.

Ata theksuan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duhet të gjejnë një zgjidhje.

KosovaPress raporton se situatë e ngjashme është duke mbretëruar edhe në Bërnjak.

Në mesnatë ka hyrë në fuqi masa qortuese për të gjithë pronarët e automjeteve që qarkullojnë me targat ilegal, vendim ky i cili ka nxitur reagime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur se i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që vendimin për targat ta shtyjë për 10 muaj.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve ndërkombëtar për zgjatjen e afatit për implementimin e vendimit për targat.

“Ne kemi qenë të qartë si në publik ashtu dhe privatisht, se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kërkojmë shtyrje të plotë në aspektin e implementimit. Ne nuk kërkojmë implementim të pjesshëm apo edhe në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, shtyrje të plotë”, u shpreh Price. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori