eksperti-banner

Një person, shtetas i huaj është djegur në rrethana të dyshimta në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana, në Prishtinë.

Telegrafi ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen zyrtarë të shumtë të Policisë së Kosovës, prokurorja e rastit si dhe ekipi mjekësorë.


Ndërkaq, për Telegrafin rastin për vdekjen e një personi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja  e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj)  në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’ në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja  e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj)  në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/

c1 1 Foto: Ridvan Slivova

c2 1 Foto: Ridvan Slivova

c3 1 Foto: Ridvan Slivova

c4 2 Foto: Ridvan Slivova

c4 1 Foto: Ridvan Slivova

c5 1 Foto: Ridvan Slivova

c6 Foto: Ridvan Slivova

c7 Foto: Ridvan Slivova

c8 Foto: Ridvan Slivova

c9 Foto: Ridvan Slivova