LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person nga zjarri në një shtëpi në Prishtinë

Vdes një person nga zjarri në një shtëpi në Prishtinë

Një person, shtetas i huaj është djegur në rrethana të dyshimta në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


Sipas tij, bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja  e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj)  në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’ në lagjen Ulpiana në Prishtinë .

Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja  e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj)  në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri.

Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre”, ka thënë Borovci

Siç merr vesh Telegrafi viktima nuk ka vdekur nga zjarri, por nga plagët e marra nga therja me thikë.  /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova