LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga droni të njërës prej minierave më të mëdha të diamanteve, ajo është mbi një kilometër e gjerë dhe 500 metra e thellë (Foto/Video)

Pamje nga droni të njërës prej minierave më të mëdha të diamanteve, ajo është mbi një kilometër e gjerë dhe 500 metra e thellë (Foto/Video)

Miniera “Mir” në Siberi për dekada ka tërhequr vëmendjen e madhe për shkak të madhësisë, kurse tani pamjet e filmuara nga ajri me dron tregojnë më së miri për çfarë bëhet fjalë.

Një gropë gjigante që në shikim të parë duket sikurse skenat e filmave fanta-shkencë që gjendet në vendin më së paku të banuar të Rusisë, rreth 8 mijë kilometra në lindje të Moskës, transmeton Telegrafi.


“Mir” është dëshmi se si dashuria e madhe për diamantet mund të shkoj aq larg. Pamjet tregojnë gropën mbi 1,2 kilometra të gjerë dhe 525 metra të thellë.

Por, po të mos ishte kjo minierë sigurisht se nuk do të ishte edhe qyteti që mban të njëjtin emër. Ai është themeluar gjatë viteve të ’50-ta, pasi ishte zbuluar Jakutia, “toka e premtuar” e diamanteve.

Në këtë vend brenda një viti janë prodhuar rreth 10 milionë karatë diamante. Një nga gurët më të mëdhenj të çmuar ka qenë diamanti me ngjyrë limoni që kishte 342.57 karat. Vlerësohet se vlera e diamanteve të nxjerrë pas Luftës së Dytë Botërore në këtë vend, kapë shumën e 15 miliardë eurove.

Ndërkaq, helikopterët dhe fluturaket tjera nuk marrin guximin të fluturojnë mbi të, për shkak të dallimeve të mëdha të temperaturave dhe paralajmërimi se gropa mund t’i thith. Megjithatë një rast i tillë deri më sot nuk është regjistruar.

E për shkak të tingujve të pazakontë që dalin nga kjo thellësi e minierës, thuren teori të ndryshme për atë se çfarë mund të jetë në të vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori