LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga aksioni i bastisjes në zyrat e KEK-ut

Pamje nga aksioni i bastisjes në zyrat e KEK-ut

Policia e Kosovës përkatësisht hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike janë duke bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Siç merr vesh Telegrafi, çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”.


Telegrafi ka kontaktuar me KEK-un, por të njëjtit kanë thënë se nuk e kanë asnjë informacion deri në këtë moment.

Po ashtu, Policia e Kosovës thotë se janë në pritje të informacioneve. /Telegrafi/