Të burgosurit ukrainas të liruar qajnë ndërsa këndojnë rrugës për në shtëpi pas dy vjetësh në robëri.

Ukraina dhe Rusia kanë kryer shkëmbimin e tyre të parë të të burgosurve që nga muaji shkurt.


Tani, ministria ukrainase e Mbrojtjes ka shpërndarë një video të të burgosurve të liruar që këndojnë gjersa po kthehen në shtëpi.

Në krye të këngës është Kostyantyn Myrhorodskyi, i cili ishte i robëruar për më shumë se dy vjet.

Disa nga burrat me të mund të shihen duke qarë teksa janë pushtuar nga emocionet.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/