LAJMI I FUNDIT:

Pamja e një peshkaqeni në një vend të pazakontë befason banorët e Idaho

Pamja e një peshkaqeni në një vend të pazakontë befason banorët e Idaho

Një peshkaqen i salmonit befasoi banorët e zonës kur këtë javë u gjet në brigjet e Salmon River afër Riggins të Idaho-s – por autoritet thonë se ka të ngjarë të jetë një shaka.

Departamenti i Peshqve dhe Lojërave të Idahos (IDFG) tha se pranuan shumë telefonata dhe e-maile në lidhje me një peshkaqen që kishte dalë në breg.


Zbulimi befasues ishte veçanërisht shqetësues, pasi peshkaqenët e salmonit zakonisht gjenden në oqean të hapur. Por ajo se çfarë e bënë këtë ngjarje më të çuditshme është se Riggins është mbi 800 kilometra larg oqeanit, raporton NYPost, përcjell Telegrafi.

Photo of a salmon shark in the grass.

“Me kaq shumë telefonata që erdhën, ne ndjemë nevojën për të hetuar dhe kjo është ajo që gjetëm”, tha IDFG në një deklaratë të mërkurën. “Mund ta gjykoni vetë rastin”, shkruhej tutje.

IDFG tha që meqenëse asnjë peshkaqen nuk është vërejtur duke notuar në ndonjë pasazh të peshqve, dhe i vetmi peshkaqen i njohur që mund të jetojë në ujërat e ëmbla është peshkaqeni dem, është “e sigurt të supozohet se” dikush e ka hedhur këtë krijesë në breg për shaka.

Peshkaqenët e salmonit, siç tregon edhe emri i tyre, ushqehen me salmon, kallamar, si dhe disa lloje të tjera të peshqve.

Duke jetuar në veri të oqeanit Paqësor, peshkaqenët e salmonit mund të rriten deri në 3 metra gjatësi dhe të peshojnë deri në mbi 453 kilogram. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Fun
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori