LAJMI I FUNDIT:

Paloka: Protestë deri në rrëzimin e Ramës

Paloka: Protestë deri në rrëzimin e Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një komunikim me mediat, informoi lidhur me vendimet e marra gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Ai tha se sot Këshillit Kombëtar vendosi lidhur me qëndrimin politik që do mbajë Partia Demokratike, pas seancës parlamentare të së mërkurës.

“Këshilli ngarkoi strukturat e partisë, që të merren me organizimin e protestave në mbarë vendin, me një qëllim rrëzimin e qeverisë dhe Edi Ramës. Ndërsa si pikë të dytë si zgjidhje politike mbas rrëzimit të qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore kalimtare të merret me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Paloka, njofton NOA.

Ai tha se kjo është rruga që do të ndjekë PD, e ndjekur nga opozita e bashkuar.

Sa i takon pyetjes nëse do të jetë e pranishme në seancën parlamentare të së hënës, tha se do të vendoset më vonë, por nënvizoi se çdo vendim do jetë me qëllim rrëzimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori