Palmieri gjithnjë e më afër kalimit te Juventusi

Juventusi thuhet se është shumë afër që ta transferojë Emerson Palmierin nga Chelsea.
Mbrojtësi braziliano-italian nuk po luan rregullisht te The Blues dhe Zonja e Vjetër po tenton ta rikthejë atë në Serie A.
Ish-anëtari i Romës mund të largohet nga skuadra londineze, vetëm nëse këta të fundit arrijnë ta transferojnë Ben Chilwellin nga Leicesteri.
Blutë kërkojnë 30 milionë euro nga shitja e mbrojtësit italian, derisa Juventusi thuhet se ka ofruar 15 milionë.
Së pari Chelsea duhet ta përfundojë marrëveshjen për Chilwellin e më pas të kryhet edhe kalimi i Palmierit në Itali, por që në garë është edhe Interi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































