LAJMI I FUNDIT:

Palmer: Në dialog Kosovës asnjëherë nuk do t’i kërkohet të pranojë diçka që nuk është në interesa të saj

Palmer: Në dialog Kosovës asnjëherë nuk do t’i kërkohet të pranojë diçka që nuk është në interesa të saj

I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se nuk i takon SHBA-së të caktojë kornizën kohore për arritjen e kësaj marrëveshje.

Palmer gjatë një takimi me studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile theksoi  se angazhimi i SHBA-së, dhe mbështetja nuk do të përfundojë vetëm ditën kur do të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij do të vazhdojë tutje.


“Nuk i takon SHBA-së të përcaktoj kornizën kohore për dialog, iu takon palëve. Kemi BE-në që ka lehtësuar dialogun, SHBA e ka mbështetur fuqimisht atë dialog. Sa i përket kornizës kush negocion, i takon vetë Kosovës ta përcaktoj. Ndërsa lidhur me afatin kohor, mendojmë që është ndjenjë e urgjencës. Edhe vetë ambasadori Grenell e ka përmendur që duhet të ketë një lloj ujdie në mënyrë që sa më të shpejt të përshpejtohet marrëveshja, sidomos  nga aspekti tregtar. Momentalisht keni vëmendje të madhe nga SHBA, sepse më keni mua, dhe e keni ambasadorin Grenell që është vetëm për Kosovën dhe Serbinë. Angazhimi ynë dhe mbështetja nuk do të përfundojë vetëm ditën e marrëveshjes, duam që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje që përbën normalizim të plotë të marrëdhënieve. Ditën tjetër prapë jemi këtu që të sigurohemi që ajo që arrihet të zbatohet. Do të kemi kornizë ndërkombëtare që ta mbështes këtë marrëveshje”, ka thënë ai duke shtuar që sa më herët që arrihet marrëveshja do të bëhet zhbllokimi i potencialit të dy vendeve.

Palmer flet për Kurtin: Besoj se si kryeministër i ardhshëm do të jetë partner i mirë për SHBA-në
Lexo po ashtu Palmer flet për Kurtin: Besoj se si kryeministër i ardhshëm do të jetë partner i mirë për SHBA-në

“Unë jam i përqendruar t’iu ndihmojë palëve të kthehen në tavolinën e negociatave. Ambasadori Grenell dhe unë do të punojmë bashkërisht për ta gjetur të njëjtën marrëveshje. Qeveria amerikane është shumë e madhe, kjo nuk nuk është asgjë për neve. Dy vetë në një vend nuk do të thotë asgjë. Kjo do të thotë që kemi një përfaqësues të përbashkët për Ballkanin Perëndimor dhe një për dialogun që pasqyon përkushtimin për t’i sjellë të gjitha resurset për këtë kapital dhe energji për pajtim, si dhe hapjen e shtegut drejt Evropës për Kosovën dhe Serbinë”, është shprehur ai, përcjell Telegrafi.

Palmer: Kosova votoi për ndryshime dhe SHBA i përkrahë ato, kërkojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë
Lexo po ashtu Palmer: Kosova votoi për ndryshime dhe SHBA i përkrahë ato, kërkojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Ndër të tjera Palmer ka thënë se Kosovës asnjëherë nuk do t’i kërkohet që në dialog të pranojë diçka që nuk është në interes të saj.

“Nuk i kërkohet Kosovës të pranojë diçka që nuk dëshiron apo që nuk është në interes të saj. Kosova e kontrollon vetë faktin e saj. Ajo vetë do të vendos se çka dëshiron të negociojë, dhe do t’i vendos parametrat e negocimit. Mënyra vetme për ta bërë këtë është përmes dialogut. Mendoj që ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën mund të bisedoj për qëndrimin e tyre paraprak. Kosova nuk duhet të hyjë në negociata e papërgatitur, duhet të vendos vetë se çfarë qëndrimi do të marr. Por, ideja të kemi negociata pa parime më duket se është pak se e pa-bindshme”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori