LAJMI I FUNDIT:

Palmer flet për Kurtin: Besoj se si kryeministër i ardhshëm do të jetë partner i mirë për SHBA-në

Palmer flet për Kurtin: Besoj se si kryeministër i ardhshëm do të jetë partner i mirë për SHBA-në

I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se sa më shpejt të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjërat do të ecin tutje.

Palmer i cili po qëndron në Kosovë ka folur edhe për pritjet e tij për Albin Kurtin.


Palmer: Kosova votoi për ndryshime dhe SHBA i përkrahë ato, kërkojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë
Lexo po ashtu Palmer: Kosova votoi për ndryshime dhe SHBA i përkrahë ato, kërkojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Ai ka thënë se shpreson që do të jetë partner i mirë për SHBA-në. dhe se do ta kuptojë që dialogu është i rëndësishëm jo vetëm për SHBA-në.

“Pritjet e mija për zotin Kurti, duke e supozuar që do të bëhet kryeministër është se do të jetë partner i mirë për SHBA-në, se do të punojë ngusht me neve në kërkim të objektivave të përbashkëta. Do ta kuptojë që dialogu është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për SHBA-në, dhe ta integrojë atë në të menduarit e vetë. Po ashtu që do të gjejë mënyrën që të kthehet në tavolinën e negociatave përfshirë adresimin e çështjes së taksës që është bërë pengesë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

I pyetur se përse nuk është takuar sot me të, Pamer ka thënë se ishte takuar para dy dite në Shkup.

“Pse nuk jam takuar me të është se Kurti nuk është këtu, dhe jam takuar para dy ditësh në Shkup. Kemi pasur rastin të ulemi të bisedojmë sepse njihemi qe sa vite dhe mendoj që kemi ardhmërinë të shkëlqyer dhe të hapur”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori