LAJMI I FUNDIT:

Palmer për Asociacionin: Kosova i pranoi obligimet ndaj pakicës serbe, duhet patjetër t’i plotësojë

Palmer për Asociacionin: Kosova i pranoi obligimet ndaj pakicës serbe, duhet patjetër t’i plotësojë
Foto: Arkiv

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer thotë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë! Ai tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatoj duke respektuar Kushtetutën e saj.

“Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij i BE-së do të thonë se marrëveshja do të jetë ligj për të dy palët dhe duhet të zbatohet”, thotë Palmer.


“Përmes marrëveshjes së Berlinit dhe BE janë arritur marrëveshje që duhet të zbatohen dhe të arrihet marrëveshje shtesë që do ua hapin rrugën. Nëse të gjithë e kuptojnë se luftojnë për raport normal i cili do ua hapë rrugën drejt BE-së, edhe për Serbinë edhe për Kosovën, ekziston hapësirë për kompromis dhe progres’, shtoi ai.

“Kosova i pranoi obligimet ndaj pakicës serbe dhe patjetër t’i plotësojë’ tha ai për RTV21.

Palmer tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatojë duke respektuar Kushtetutën e saj.

“Ekzistojnë mekanizma përmes të cilëve Kosova mund të zgjidh këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vetë”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori