LAJMI I FUNDIT:

Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të parashtrojë padi për gjenocid ndaj Serbisë – është e komplikuar

Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të parashtrojë padi për gjenocid ndaj Serbisë – është e komplikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.

Për këtë paralajmërim të Kurtit, është deklaruar zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, i cili tha se qasja e tillë nuk e ndihmon dialogun Kosovë – Serbi.


Po ashtu, Palmer tha se të dy palët duhet të fokusohen te e ardhmja e jo te e kaluara.

“Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën.

Është e rëndësishme që të gjinden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyrë për të bërë përparim.

Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjykatë, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që ti përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë”, u shpreh Palmer për rtv21.

Tutje, ai tha se Kosova duhet të ketë argumente para se ta parashtrojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

“Duhet të kenë argumente para se të parashtrojnë padi. Është e komplikuar. Ne dëshirojmë Kosova dhe Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga BE, të përparojnë dhe të krijojnë mundësi për raporte më normale”, tha Palmer.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori