LAJMI I FUNDIT:

Pallaska, me 15 pyetje për vdekjen e Deharit: Kush ishin personat me të cilët e ndau qelinë dhe për çfarë veprash akuzoheshin ata?

Pallaska, me 15 pyetje për vdekjen e Deharit: Kush ishin personat me të cilët e ndau qelinë dhe për çfarë veprash akuzoheshin ata?

Avokati Dastid Pallaska, përmes një postimi në Facebook, shtron pyetjet që, sipas tij, duhet të adresohen nga institucionet përgjegjëse në lidhje me vdekjen tragjike të Astrit Deharit.

“Sot kur të gjithë po bashkëndjejmë dhimbjen e familjes Dehari për humbjen e më të dashurit të tyre, duhet t’i rezistojmë impulsit të parë për të nxjerrë gjykime të parakohshme për shkakun dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

Në këto momente të vështira duhet të thërrasim forcën e arsyes për të parashtruar pyetjet që do të ndriçojnë këtë tragjedi dhe do të identifikojnë personat dhe/apo institucionet përgjegjëse.

Në vijim janë disa nga pyetje e shumta që duhet të adresohen nga institucionet përgjegjëse në lidhje me këtë tragjedi:

1. A ishin konsideruar në mënyrë shteruese masat alternative për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale, si për shembull arresti shtëpiak?

2. A kishte paraqitur ndonjë kërkesë dhe/apo ankesë i ndjeri që nga momenti i caktimit të paraburgimit?

3. Si dhe brenda cilës kohë u adresuan këto kërkesa dhe/apo ankesa?

4. A i ishte nënshtruar ekzaminimit mjekësor i ndjeri para fillimit të paraburgimit me qëllim të përcaktimit të rrezikut nga vetë-lëndimi?

5. A kishte qasje i ndjeri në ndihmë të mirëfilltë mjekësore gjatë qëndrimit në paraburgim dhe, nëse po, a e përdori ndihmën mjekësore ndonjëherë?

6. A u vizitua i ndjeri nga psikologu i qendrës së paraburgimit dhe, nëse po, çfarë përfundime u nxorën nga këto vizita?

7. A u identifikua ndonjë problem në ushqim apo shëndetësor gjatë qëndrimit të tij në paraburgim dhe, nëse po, si u trajtuan problemet e identifikuara?

8. Çfarë të drejta për vizita i kishte caktuar gjykata të ndjerit duke marrë parasysh profilin dhe gjendjen e tij?

9. Me kë kontaktoi dhe kush e vizitoi të ndjerin gjatë qëndrimit të tij në paraburgim, dhe atë në çfarë cilësie dhe sa shpesh?

10. Çfarë procedure të kontrollit iu nënshtruan personat që vizituan të ndjerin gjatë qëndrimit të tij në paraburgim?

11. Kush ishin personat me të cilët i ndjeri ndau qelinë dhe për çfarë vepra penale akuzoheshin ata?

12. Kush e raportoi incidentin brenda qendrës së paraburgimit dhe sa ishte koha e ndërhyrjes nga organet përgjegjëse?

13. Ku, kur, nga kush dhe si iu dha të ndjerit ndihma e parë?

14. Si dhe nga kush u sigurua vendi i ngjarjes dhe gjësendet e personale të të ndjerit pas transportimit të tij në qendrën mjekësore?

15. Kush e vizitoi vendin e ngjarjes pas incidentit dhe në çfarë cilësie?

Familjes dhe shoqërisë së të ndjerit, ngushëllime”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Kalo në kategori