LAJMI I FUNDIT:

Palestinezët falin “teravinë” e parë në gërmadhat e xhamisë së bombarduar nga Izraeli

Palestinezët falin “teravinë” e parë në gërmadhat e xhamisë së bombarduar nga Izraeli

Në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, palestinezët falën namazin e parë të natës, me rastin e Muajit të Ramazanit pranë rrënojave të Xhamisë Faruk, e cila është shkatërruar nga bombardimet izraelite.

Shumica e xhamive në Gaza që janë shënjestruar nga sulmet izraelite janë në gjendje të papërdorshme.


Një prej tyre është edhe Xhamia Faruk në qytetin Rafah, në jug të enklavës së Gazës ku palestinezët janë zhvendosur duke kërkuar strehë për shkak të sulmeve intensive izraelite.

Ka mbetur në këmbë vetëm minarja e xhamisë, ndërsa objekti është shndërruar në gërmadha nga bombardimet.Pavarësisht motit të ftohtë, qindra palestinezë shkuan në zonën ku ndodhen rrënojat e xhamisë për faljen e “teravisë”.

Meqenëse Izraeli ka ndërprerë energjinë elektrike në Gaza dhe nuk ka lejuar hyrjen e karburantit, palestinezët e falën namazin duke përdorur drita portative dhe altoparlantë.

Kështu, shumica e xhematit e falën namazin në errësirë për shkak të dritës së pamjaftueshme.Më shumë se 500 xhami, të cilat u bombarduan në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023, janë shndërruar në gërmadha. /AA/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori