LAJMI I FUNDIT:

Palestina me të drejta të plota në OKB, Shqipëria votoi “pro”

Palestina me të drejta të plota në OKB, Shqipëria votoi “pro”

Palestina ka fituar më shumë të drejta dhe privilegje në organizatën e OKB-së, pavarësisht se nuk është vend anëtar i saj.

Sipas oranews.tv, 146 pjesëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, votuan të martën në favor të një rezolute që i jep Palestinës autoritetin të propozojë amendime, deklarata dhe mocione nga 1 janari i vitit të ardhshëm.


Edhe në këtë rast Shqipëria ka votuar pro, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Australia u shprehen kundër vendimit të propozuar nga Egjipti, për të kundërshtuar sipas tyre strategjinë manipuluese të liderëve palestinezë që duan të avancojnë agjendën e njohjes së shtetit të Palestinës nga më shumë vende të OKB-së.

Përfaqësuesit e SHBA-ve thanë se do të vazhdojnë të mos e njohin Palestinën në rolin e saj në OKB, sepse vetëm shtetet anëtare duhen lejuar të flasin dhe të veprojnë në emër të një grupi shtetesh të tjera.

Ambasadori palestinez në OKB, nga ana tjetër, tha se vendi i tij do të përfaqësonte dhe mbronte interesat e Grupit të 77 vendeve dhe Kinës, në të mirë të njerëzimit.

Grupi 77 në OKB, i themeluar në vitin 1964, është një koalicion i 134 vendeve në zhvillim që promovon interesat ekonomike të anëtarëve.

Në të kaluarën ai është vlerësuar për qëndrimin që ka mbajtur ndaj aparteidit në Afrikën e Jugut dhe për mbështetjen që i ka dhënë çarmatimit në botë.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori