LAJMI I FUNDIT:

Palestina, shtet vëzhgues në OKB

Palestina, shtet vëzhgues në OKB

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicën prej dy të tretave përmirësimin e statusit të Palestinës nga entiteti vëzhgues në shtetin jo-anëtar vëzhgues.

Për rezolutën që përmirëson statusin e palestinez, nga 193 shtete anëtare, 138 votuan pro, nëntë kundër, ndërsa 41 abstenuan.

Presidenti palestinez Mahmud Abbas tha të enjten mbrëma në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se "sot kërkohet certifikata e Palestinës".


Sipas tij, votimi i sotëm është shansi i fundit për të shpëtuar zgjidhjen për dy shtete.

“Nuk kemi ardhur për të kërkuar delegjitimimin e shtetit që është krijuar vite më parë, e që është Izraeli; kemi ardhur të afirmojmë legjitimitetin e shtetit që tash duhet ta arrijë pavarësinë, e kjo është Palestina”, ka thënë ai.

Ambasadori izraelit në OKB, Ron Prosor, ka thënë se mënyra e vetme për të arritur paqe mes Izraelit e Palestinës është marrëveshja mes dy vendeve, e jo përmes OKB-së. Ai shtoi se "palestinezët ia kanë kthyer shpinën paqes ", ndërsa akuzoi Abbasin se po injoron historinë.

“OKB nuk mund të ndalojë lidhjen 4000 vjeçare mes popullit izraelit dhe shtetit izraelit”, ka thënë ai.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e dënoi ashpër sonte fjalimin e Abbasitm, duke e cilësuar si “armiqësor dhe helmues me plot gënjeshtra propaganduese”.

“Këto nuk janë fjalë të njeriut që kërkon paqe”, ka thënë a, pasi Abbasi iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme, para votimit për pranimin indirekt të pavarësisë së Palestinës, raporton Reuters. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori