LAJMI I FUNDIT:

Pakistan, lirohet e krishtera që ofendoi profetin Muhamed (Video)

Pakistan, lirohet e krishtera që ofendoi profetin Muhamed (Video)

Të krishterët e Pakistanit e quajnë një fitore për të gjithë komunitetin e tyre përmbysjen e dënimit me vdekje të Asia Bibit, të dhënë për akuzën e blasfemisë.

Islamistët u hodhën në protesta në Karaçi, Lahore dhe Peshavar, ku ka pasur edhe përleshje me policinë. Forcat e rendit ndërkohë janë detyruar që të rrethojnë të ashtëquajturën “zonë të kuqe” të kryeqytetit Islamabad, ku ndodhet Gjykata Supreme e vendit. Në përpjekje për të mbajtur larg turmat e zemëruara prej andej, janë angazhuar edhe trupa paraushtarake.


Asia u dënua në vitin 2010 pas akuzave se kishte fyer profetin Muhamed gjatë një sherri me fqinjët. Ajo ka pretenduar gjithmonë pafajësinë, por pjesën dërrmuese të këtyre viteve prapa hekurave e ka kaluar në izolim të plotë.

Vendimi i gjykatës ka qenë thuajse i pabesueshëm në një vend ku përkrahësit e fuqishëm të linjës së ashpër mbështesin ligjet ekstremisht të rrepta për blasfeminë. Kryetari i saj, Saqib Nisarm, lexoi vendimin e tha se Asia ishte e lirë të dilte në atë moment nëse ndaj saj nuk ekziston ndonjë çështje tjetër gjyqësore.

Vajza vetë nuk e besonte dot dhe, siç thotë AFP, ka pyetur disa herë: “Do të më lini të iki? Do të më lini vërtet të dal prej këtu?”

Incidenti që e la në burg për gati një dekadë ndodhi qershorin e vitit 2009, kur Asia ishte duke mbledhur fruta me një grup grash dhe i gjithë sherri nisi për një kovë, ujin e të cilit ato pretendonin se nuk e preknin dot pas saj, pasi në sytë e tyre, besimi që kishte ajo e bënte vajzën të papastër. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori