Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, janë dakorduar që të mos e bëjnë publike letrën që ata ia kanë dorëzuar atij, e që ka të bëjë me Kosovën dhe bisedën që kanë zhvilluar për këtë çështje. Megjithatë, presidenti serb ka zbuluar diçka nga ai dokument, duke thënë se përmban elemente të pakos së Ahtisaarit
“Ka gjëra që mund t’i bëjmë, por ka gjëra që nuk mund t’i bëjmë. Marrëveshja është që dokumenti të mos publikohet”, ka thënë Vuçiq.
Siç ka thënë ai “partnerët tanë janë të shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi në terren”.
Siç raporton “Blic.rs” presidenti serb është pyetur nëse dokumenti dhe deri në çfarë mase i kthehet planit për Kosovën që dikur ishte propozuar nga Martti Ahtisaari, ka thënë se “diçka i ngjanë atij plani e diçka jo”.
“Diçka është Ahtisaari minus, dhe diçka Ahtisaari plus”, thotë ai, transmeton Telegrafi.
Prandaj, siç thotë, për këtë nuk është as i lumtur dhe as i kënaqur.
I pyetur nëse është bërë të paktën një hap për të gjetur një zgjidhje për riregjistrimin e targave në Kosovë, ai thotë se “asnjë milimetër nuk janë afruar”.
“Asgjë, zero”, theksoi Vuçiq, duke shtuar se “nuk mund të shpikni një problem, të insistoni në të dhe tani të gjithë duhet të merren me të”.
I pyetur për të komentuar deklaratën e profesorit amerikan Daniel Serwer, i cili ka thënë se nuk ka arsye të qëndrueshme për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve në Kosovë, Vuçiq tha se “sa i përket Serwerit, nuk ka asnjë arsye të fortë që Serbia të ekzistojë, madje edhe më pak që serbët të ekzistojnë në veri të Kosovës”.
Ai theksoi se fuqitë e mëdha nuk do të ndryshojnë qëndrimet e tyre [për çështjen e Kosovës].
Ndryshe, ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë thënë të premten se në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë shprehur shqetësimin për prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon, para përfundimit të afatit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.
Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.
Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.
Sipas Presidencës serbe, edhe vetë presidenti, Aleksandar Vuçiq shprehu shqetësimet për tensionet e mundshme dhe ka thënë se Serbia është e përkushtuar për dialogun si “mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, dënohet ferizajasi me 500 euro, pikë negative, masë mbrojtës e konfiskim të automjetit
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë
Bastisje në Kumanovë, gjendet droga, të arrestuar dy persona
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë