Pak orë para fillimit të "Big Brother", magjia e Pashkëve arrin në shtëpinë e Arbana Osmanit (Foto)

Prezantuesja e njohur e Top Channel, Arbana Osmani, çdo të shtunë gjendet pranë teleshikuesve përmes spektaklit të njohur “Big Brother Albania”.
Ajo zotëron aftësi të shkëlqyera në prezantim, gjersa ka mbajtur gjithmonë pranë vetes publikun me buzëqeshjen, sharmin dhe elegancën e saj skenike.
Në opnionin e gjërë, jeta private e saj gjithmonë ka shkaktuar një kureshtje te publiku, por që me fanatziëm Arbana e ka ruajtur më së miri vetëm për vete privatësinë e saj, duke mos ekspozuar shumë jetën private në rrjetet sociale, shkruan Telegrafi.
E gjithë ajo çfarë di publiku, është që Arbana është e martuar dhe ka një djalë dy vjeçar.
E kur jemi tek djali, duket se 33 vjeçarja është shumë e përkushtuar në familje.
Ndonëse spektakli e mbanë me orë të gjata larg familjes, Arbana kujdeset që gjatë ditës së shtunë të shpenzojë kohën e duhur me familje.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me djalin e saj të vogël duke lyer vezët e pashkëve me rastin e festës.
Shumë nga ndjekësit e saj kanë dhuruar me qindra komente, përmes së cilave u kanë uruar Arbanës dhe Jonit festën e Pashkëve. /Telegrafi/


























































