LAJMI I FUNDIT:

Pajisje të reja medicinale ka marr Gjinekologjia e Çairit në Shkup

Pajisje të reja medicinale ka marr Gjinekologjia e Çairit në Shkup

Nëntë aparate CTG të bëra për kontrollim të aktivitetit të zemrës, aparat eho për anomali të lindjes, tre aparate eho gjinekologjike që ndihmon për kardio-frymëmarrje të shpejtë, aparat për lëkurën e bilirubinës dhe për shqyrtimin e dëgjimit tek të gjithë sapo të lindurit, ka marrë Spitali Special për Gjinekologji dhe Akusheri, “Nëna Terez” në Çair, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjetet janë siguruar nga projekti HOPE në kuadër të projektit “PeriMak”, e iniciuar si partneritet për përmirësimin dhe mbrojtjen e shëndetit të nënave dhe fëmijëve. Një pjesë e aparateve për herë të parë marrin në këtë spital dhe me këto udhëheq mbrojtja shëndetësore e të porsalindurve, cilësi të shërbimeve shëndetësore edhe për prindit, ndërsa në mënyrë të theksuar forcohen kapacitetet edhe të njësisë së gjinekologjisë. /Telegrafi/