LAJMI I FUNDIT:

Pajisje të reja all-in-one nga Canon

Pajisje të reja all-in-one nga Canon

Kompania Canon ka paralajmëruar lansimin e tre modeleve all-in-one: PIXMA MX420, PIXMA MX410 e PIXMA MX360.

Duke u mundësuar përdoruesve skanim të lehtë, kopjim, dërgim të faksit dhe shtypje, modelet e reja kombinojnë funksionet praktike me softuerë të mençur dhe sjellin kualitet të përmirësuar të dokumenteve dhe fotografi të shtypura.

Duke zëvendësuar paraardhësit PIXMA MX350, PIXMA MX340 e PIXMA MX320, modelet e reja efikase dekorohen nga funksione praktike pune, përfshirë mekanizëm tërësisht të integruar për tërheqje automatike të dokumenteve (ADF) dhe pajisjen Super G3 për faks me funksionin “ruaj në kujtesë” për back-up të fakseve të pranuara dhe dërguara, me përjashtim të modelit PIXMA MX360. /Telegrafi/