LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti: PDK e hapur për të gjitha partitë opozitare

Pajaziti: PDK e hapur për të gjitha partitë opozitare

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, n♪7 emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ka folur lidhur me Konventën e PDK-së si dhe me pozitën e të parit të kësaj partie.

Pajaziti ka thënë se nuk ka ndonjë arsyje që të ketë zgjedhje të parakohshme në vend.


“Nuk besoj që do të ketë zgjedhje, nuk po shihet që ka ndonjë arsyje të fortë të ketë zgjedhje para afateve”.

Por, ai ka thënë se PDK është e hapur që të bisedojë me secilën parti.

“Ne nuk kemi vënë asnjë linjë të kuqe me partitë opozitare. Pa dallim, asnjë parti. Partitë që janë në opozitë pretendojnë zgjedhje, zgjedhjet e fundit janë konsideruar si zgjedhje më të mira ndonjëherë, nëse pas këtij procesi zgjedhor nuk do të mund të ketë një qëndrueshmëri nga këto zgjedhje atëherë kjo do t’i komprimentonte edhe proceset tjera zgjedhore”, tha ai.

Ai ka thënë se ndonëse kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi tashmë nuk është në krye të kësaj partie kjo gjë nuk e ka dëmtuar aq këtë parti, pasi që PDK ka një traditë që më nuk mund të jetë e mvarur nga lideri.

“PDK-ja është partia kryesore në vend e ka trende që edhe në të ardhmen të vazhdohet kështu, PDK tashmë nuk ka një varësi absolute vetëm nga lidershipi, tanimë ka një strukturë stabile që i siguron se nëse bëhet një tranzicion normal, i qetë, do të vazhdojë të qëndrojë partia e parë në vend”, tha Pajaziti.

Lidhur me Konventën si dhe me pozitën e të parit të kësaj partie Pajaziti tha se “Kryesia e ka pasur një disponim që ta nominojnë Veselin për kandidat për kryetar”.

Përkundër se është i përzgjedhuri dhe i propozuari i partisë së tij, Kadri Veseli nuk ka pranuar që të jetë kandidat zyrtar për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, derisa nuk ka edhe kandidatë të tjerë për këtë pozitë.

Pajaziti ka thënë se kundërkadidati i Veselit duhet t’i përmbushë disa kritere.

“Nuk besoj që është serioze që kandidimi për kryetar i partisë më të madhe në vend, të bëhet nga një nëndegë e ai duhet të ketë numër të mbështetëseve por ky prag nuk duhet të jetë i lart”.

Por ai ka thënë se deri më tani asnjë anëtar i PDK-së nuk ka shprehur kandidaturën e tij për të parin e partisë

E sipas Pajazitit, kryeparlamentari Veseli është i vetmi që mund t’i përmbush kriteret për të qenë në krye të PDK-së.

“Veseli sipas të gjitha gjasave do të jetë kandidati që i përmbushë kërkesat e shumicës së anëtarësisë e strukturave të PDK-së”.

Ai ka thënë se në partinë e tij ka shumë persona që kanë bërë shumë për PDK-në, mirëpo tani duhet të mendojnë në mënyrë më të arsyeshme.

“Në PDK ka shumë njerëz që kanë përvojë të madhe politike kanë dhënë kontribut, ka njerëz që i kam miq e i admirojë e me kënaqësi do t’i votoja por tani Veseli prezanton një shpresë për fitoren e ardhshme të PDK-së, një optimizën për ta mbajtur PDK-në si partinë kryesore të vendit, më shumë se sa simpati personale ne në politikë pretendojmë që të jemi racional”